Parlamenti Evropian i pakënaqur nga Italia: Diskriminuese ndaj fëmijëve të çifteve LGBT
Me shumicë votash, Parlamenti Europian ka aprovuar rezolutën e prezantuar nga një përfaqësues gjerman dhe një përfaqësues hollandez të grupit liberal Reneë Europe, kundër vendimit të qeverisë italiane për të ndërprerë regjisrimin në zyrën e gjendjes civile të fëmijëve të cifteve të komunitetit LGBT.
Kjo rezulutë e aprovuar me shumicë votash jo vetëm dënon këtë vendim, por i kërkon Italisë ta tërheqë menjëherë.
“Parlamenti Evropian dënon udhëzimet e qeverisë italiane në bashkinë e Milanos për të mos regjistruar më fëmijët e çifteve LGBT", lexohet në të.
"Parlamenti Europian konsideron këtë vendim diskriminues jo vetëm për cifteve gay por mbi të githa për fëmijët e tyre dhe është një shkelje e qartë e të drejtave të fëmijëve sic parashikohet në Konventën e tyre të 1989. Parlamenti Europian shprehet i shqetësuar se ky vendim mund të coj në një sulm më të gjerë ndaj komunittit LGBT e i bën thirrje Italisë ta tërheq atë menjëherë", lexohet në të.
Pak ditë më parë, në qytetin e Milanos, kryetari i Bashkisë Beppe Sala ka urdhëruar ndërprerjen e transkriptimit të certifikatave të lindjes e regjistrimit të fëmijëve të cifteve të komunitetit LGBT, pas një urdhërese të lëshuar nga Prefekti i Milanos in cili e konsideron një fakt të tillë anti kushtetues.
Llogaritet se në Itali janë rreth 150 mijë fëmijë të cifteve të komuntetit LGBT e sipas parlamentarëve të mazhorancës së djathtë për regjitrimin e tyre në Itali duhen nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare mes vendeve ku këto fëmijë adoptohen apo lindin.


