Papa Françesku ende në spital, ja kush do ta drejtojë meshën mëngjesin e Pashkëve
Papa Françesku është më i mirë, por nuk do të jetë ai që do të drejtojë meshën e mëngjesit ditën e Pashkëve.
Këtë e deklaroi kardinali Xhovani Batista Re, prefekt emeritus i Kongregatës për Ipeshkvij dhe dekan i Kolegjit të Kardinalëve, duke specifikuar se ai vetë do të kryesojë funksionin e shenjtë në sheshin e Shën Pjetrit të dielën më 9 prill.
Ndërkohë, drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, tha se Papa Françesku “ka pushuar mirë gjatë natës dhe kuadri klinik po përmirësohet gradualisht. Trajtimi i planifikuar vazhdon."
Pasi hëngri mëngjesin, saktësoi Bruni, Papa "lexoi disa gazeta dhe po punon nga aty. Para drekës ai shkoi në kapelën e vogël të banesës private, ku u mblodh në lutje dhe mori Eukaristinë".
Papa Bergoglio u shtrua në spital të mërkurën në poliklinikën Gemelli në Romë për një infeksion respirator.
Burime spitalore saktësojnë se personeli mjekësor është optimist se do ta kalojë shpejt.

