U kërkoi të mos i urinojnë para hotelit, grupi i të rinjve masakron 31-vjeçarin

E kanë rrahur dhe gjakosur vetëm se u kishte thënë të mos urinonin para hyrjes së hotelit. 

Alessio Wang , 31 vjeç, portier nate në hotelin familjar, e pagoi shtrenjtë atë që duhet të kishte qenë një ftesë e thjeshtë për t'u sjellë siç duhet. Ai u rrah pa mëshirë nga tre djem.

Ngjarja ka ndodhur në Mestre të Italisë, në rrugën Trieste 1, rreth orës 5.30 të mëngjesit. 

Thuajse kishte mbaruar turnin kur në një moment vuri re tre të rinjtë që urinon. Ai doli dhe u tha të ndalonin. 

Në atë moment ndodhi dhuna nga grupi. Goditje me grushta dhe shkelma edhe pasi e hodhën në tokë. 

Nëna e tij gjithashtu u sulmua ndërsa u përpoq ta ndihmojë. Të njëjtin fat pati dhe një klient.

Tashmë policia po merret me rastin, ndërsa Alessio Ëang është transferuar në spital, ku ndodhet ende nën vëzhgim. 

Ende nuk mund të flasë as të ushqehet. Gjithashtu nuk shikon dot nga goditjet që ka marrë në sy.