Selia e PD-së “përtej politikës” për 3 ditë, prezantohet sot libri i shkrimtarit Besnik Mustafaj

Në kuadër të projektit “Selia e PD përtej politikës”, Lidhja Demokratike Gruas, Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Departamenti Brain Gain, në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, organizojnë eventin “Dita Kulturore” kushtuar artit.

Eventi, i organizuar nën kujdesin e kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, nis këtë të shtunë, në ora 10:00, me një ekspozitë të disa prej artistëve të rinj të Universitetit të Arteve, të cilët do të paraqesin veprat e tyre, piktura e skulptura. Ekspozita “Trashendentët,” në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, do të zgjasë tre ditë.

“Dita Kulturore” do të vijojë me prezantimin e librit “Midis Krimeve dhe Mirazheve” të shkrimtarit Besnik Mustafaj, që do të zhvillohet në orën 16:00, në sallën “Gramoz Pashko.”

“Çdo qytetar është i mirëpritur në ambientet e selisë së Partisë Demokratike”, njofton zyra e shtypit e selisë blu.