“Dita Kulturore” hap selinë e blu, promovohet libri më i ri “Midis Krimeve dhe Mirazheve”

Selia blu ka marrë këtë të dielë ka dalë përtej formatit politik. Projekti i iniciuar nga të rinjtë sjell “Ditët Kulturore” teksa është promovuar libri "Midis Krimeve dhe Mirazheve" me parathënie të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Revolucioni” ndihet nëpër fletë. Ajo se çfarë e bën të veçantë prezantimin e librit “Midis Krimeve dhe Mirazheve” është hapja e dyerve të selisë blu në një projekt që zhvesh atë nga pikpamja politike.

Një libër që u shkrua që në vitin 1993. Më shumë se një histori një ditar me nuanca të forta emocionale të vetë shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Qëllimi i këtyre copëzave jetësore është është të lundrosh midis dy botëve, ashtu siç shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në parathënien e tij.

Ditët Kulturore u iniciuan nga të rinjtë që mbështesin të djathtën.