"Nga Tirana mund të krijohej një ortek…", Çejku: Kurti erdhi për të kërkuar aleatë për Marrëveshjen e Ohrit

Ish-diplomati, Arben Çejku, duke komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës në Tiranë thotë se Albin Kurtit i duhej mbështetja institucionale e Shqipërisë përpara se të nisë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Çejku: Duhet përshëndetur hapi që ka bërë, vizita që ka kryer në Shqipëri për të informuar drejtuesit e shtetit shqiptar. Në kushtetr kur kemi një opozitë me probleme nuk takoi përfaqësuesit e opozitës. Kërkohet më shumë transparencë për mënyrën sesi do të zbatohet marrëveshja. E kam mirëpritur që ky takim do bëhet në Ohër dhe marrëveshja do të quhet marrëveshja e Ohrit. Kurti erdhi në Tiranë dhe për të hequr disa dyshime apo pakënaqësi që po ngriheshin në Tiranë. Si politikan ai e di që nga Tirana mund të krijohej një ortek komentesh retorike dhe qëndrimesh që mund ta dëmtonin pozicionin e tij politik në Kosovë. I bëri parapritë gjithë asaj çfarë mund të ndodhë në Kosovë gjatë zbatimit të asaj për të cilën ai ka rënë dakord. Erdhi për të kërkuar disa aleatë, për ta shpërndarë përgjegjësinë. Nuk e di sa do të ndikojë mbështetja që mori në Tiranë për mnarrëveshjen. Detyra më e vështirë është çfarë do të bëjë ai në Kosovë. Rama u tregua i kujdesshëm për thelbin e  kësaj vizite, i bëri të qartë sfidën që ka jo vetëm për Asociacionin por dhe kishën ortodokse në Kosovë.

Në një intervistë për Rtv Ora ai thotë se BE u treguar i dobët në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Çejku: BE u tregua i dobët në këtë negociatë. Kishte mundësi për të fituar disa njohje. Kosovës thjesht po i thuhet mbaro këto dy detyra të mos kemi më probleme me Serbinë. Presioni për të themeluar Asociacionin do të jetë në rritje.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi sot në Bujanoc se marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën dhe jo me çështjet e pakicave në Serbi.

Çejku thotë se Tirana dhe Prishtina janë debitore ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Çejku: Të gjithë diskutojnë Lugina e Preshecës por ka ardhur koha për të bërë një bilanc dhe kërkuar një ndjesë publike për ata shqiptarë që kanë pasur pritshmëri më të larta nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë. Tani Kosova ka hallet e veta, Shqipëria të vetat dhe Lugina e Preshevës nuk është aty për tu përdorur politikisht. Është shumë më e udhës që ne të bisedojmë me partnerët tanë, SHBA, për largimin e 5 mijë familjeve nga Lugina e Preshevës në 5 vitet e fundit.