“Z” kundër Vuçiç, ekstremistët serbe protestë kundër paqes mes Kosovën

Me simbolet ruse, ekstremistë serbë protestuan kundër marrëveshjes me Kosovën, ndërsa kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Kërkojnë refuzimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Njërëzit në këtë protestë të mbajtur në Beograd e përshkruajnë veten mbështetës të katër partive të djathta serbe, por bluzat Z, simbol i agresionit rus kundër Ukrainës tregonin qartë orientimin.

Presidentit Aleksandër Vuçiç i kërkojnë dorëheqjen dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për atë që e quajnë tradhëti.

Mes protestuesve mediat në Beograd evifentuan dhe Radomir Poçuça, i cili si mercenar  nga Serbia, në vitin 2014, luftoi me separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Në vitin 2016, ai lidhi marrëveshje me Gjykatën e Lartë në Beograd dhe u dënua me një vit e gjysmë burg, si dhe pesë vjet me kusht.

Sot ai është anëtar i partisë së djathtë parlamentare Zavetnici.

Protesta në qendër të Beogradit, me moton “Jo kapitullimit”, filloi në orën 12 e 44 minuta, si aludim për Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe në ditën kur filluan bombardimet e NATO-s.