Dyshime për mjet eksploziv në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar  “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës tha se e Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se udhëtarët janë larguar nga ndërtesa e Aeroportit.