Nesër nis Ramazani, teologu Kera “zbulon” mesazhin e Muajit të Shenjtë: Është obligim agjërimi
Një ditë opara nisjes së muajit të Shenjtë të Ramazanit, teologu Vladimir Kera i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” shpjegoi dhe se çfarë nënkupton ky muaj për besimtarët muslimanë.
“Muaji i Ramazanit është muaji më i shenjtë për muslimanët. Ky muaj i bën bashkë të gjithë besimtarët që të bëjnë bamirësi dhe të bëhën bashkë për kauza të mëdha.
Muaji Ramazanit është një muaj reflektimi që bën njerzit të afrohen me Zotin dhe të mësojnë të duan njerzit e tjerë.
Ky muaj është një muaj sakrifice ku besimtarët do të agjërojnë gjatë gjithë muajit.
Agjërimi është një sakrificë që besimtarët muslimanë bëjnë gjatë këtij muaji të shenjtë.
Besimtarët muslimanë qëndrojnë pa ngrënë bukë, pa pirë ujë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë të keqe nga goja.
Për çdo besimtar është obligim për të agjëruar. Thelbi i agjërimit është vetëkontrolli dhe ka tre shkallë. Shkalla e parë ështe ushqimi dhe pija; shkalla e dytë është heqja dorë nga mendimet e gabuara; dhe shkalla e tretë është pastrimi i shpirtit.
Gjatë këtij muaji besimtarët bëjnë bamirsi për njerëzit e varfër e u ofrojnë atyre ushqime.
Në këtë muaj muslimanët synojnë të bëjnë njerëzit të reflektojnë dhe të bëhen më bamirës”, u shpreh ndër të tjera teologu Vladimir Kera.

