VIDEO/ Roja i hekurudhës i kërkon besimtarit të mos falet në stacion: Po shqetësoni pasagjerët e tjerë

Një kompani hekurudhore kërkon falje pasi një anëtar i stafit në Otava tha se një musliman po "shqetësonte" klientët duke u lutur.

Ahmed i tha BBC-së tronditjen e tij nga ndërveprimi i tensionuar brenda stacionit të trenit në kryeqytetin kanadez.

"Është makth kjo? Po ndodh vërtet," tha ai.

Ndërkohë në videon e publikuar një punonjës i hekurudhës shihet duke i kërkuar djalit të mos lutet aty.

"Mos u lusni këtu. Nuk duam që të luteni këtu. Po shqetësoni pasagjerët e tjerë," tha ai.

"Nuk ka as edhe një person të vetëm që e tha këtë," dëgjohet ti thotë djali ndërsa roja i thotë që herë tjetër të lutet jashtë.