Babai lirohet nga akuzat e të bijës për përdhunim, vajza në gjykatë: Sajesë, doja të shpëtoja prej tij
Ajo donte të hiqte qafe të atin dhe të ishte me të dashurin e saj. Për këtë e akuzoi për dhunë seksuale dhe fizike.
Gjashtë vite më parë, në vitin 2017, një vajzë denoncoi babain e saj për abuzim seksual, keqtrajtim dhe dhunë deri në goditje me rrip.
Akuza shumë të rënda këto, të cilat çuan në arrestimin e 48-vjeçarit rumun, banues në Pavia.
Ikona e 'Hotel Ruanda' do të lirohet
24 Mars, 20:11
Në gjykimin që tani ka përfunduar, i akuzuari u shpall i pafajshëm dhe lirimi erdhi pasi vajza, tashmë 23 vjeçe, tërhoqi akuzat.
Gjatë seancës gjyqësore të të atit të akuzuar për dhunë seksuale, vajza shpjegoi se e kishte shpikur historinë e abuzimit dhe keqtrajtimit vetëm sepse donte të ishte më e lirë nga një prind që e konsideronte shumë të rreptë.
Nuk është rastësi që edhe ajo kishte ikur nga shtëpia në 2018 për të shkuar të jetonte me të dashurin e saj.
“Doja të isha me të dashurin pa kufizime dhe shpika abuzimin. Nuk e mendoja se duke denoncuar babanë do të kishte këto pasoja”, pranoi e reja.
Gjyqtarët besuan në këtë version të ri të vajzës, duke shfajësuar plotësisht babanë që gjithmonë e kishte deklaruar veten të pafajshëm.
Prokurori kishte kërkuar 8 vite burg për të.
“Kur u arrestua babai e kuptova se e kisha bërë të madhe”, shtoi vajza para gjyqtarëve.
Pas marrjes së pafajësisë tashmë burri mund të padisë vajzën e tij për të marrë kompensim për paraburgimin e padrejtë.
Ndër të tjera vajza e akuzoi të atin se e pengonte të vishej në një mënyrë të caktuar dhe të shoqërohej me italianët, si dhe për dhunë fizike edhe ndaj gruas së tij.

