E rëndë në Greqi/ Burri mbyllet në makinë me fëmijët binjakë dhe tenton të kryejë vetëvrasje, gruaja lajmëron policinë

Një 62-vjeçar në Greqi ka tentuar ti japi fund jetës duke u mbyllur brenda makinës me dy fëmijët e tij të mitur binjakë.

Burri u mbyll në makinë me fëmijët e tij binjakë 2.5 vjeç, dhe tentoi duke hapur një gaz të hidhte në erë automjetin.

I moshuari është arrestuar tashmë.

Ngjarja e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së kaluar në Melissochori të Selanikut, është vënë re nga ish-bashkëshortja e tij e cila ka lajmëruar Policinë, falë ndërhyrjes në kohë të së cilës është shmangur më e keqja.

I pandehuri, pensionist i Forcave Ajrore, mohoi të gjitha akuzat ndaj tij. Sipas informacioneve ai ka deklaruar se nuk ka pasur për qëllim të vriste fëmijët e tij, por të “trembë” ish-bashkëshorten, me të cilën së fundmi ka qenë në një mosmarrëveshje. 

Megjithatë, ai nuk e ka bindur prokurorin dhe hetuesin.

Ai akuzohej për tentativë për vrasje seriale, tentativë shpërthimi që mund të rezultojë në rrezik për njerëzit, lëndim trupor i bashkëshortit dhe gruas shtatzënë, kanosje të bashkëshorties gjatë martesës dhe armëmbajtje pa leje. Disa nga aktet specifike kanë të bëjnë me sjelljet abuzive në të kaluarën ndaj nënës - siç raportohet nga gruaja - gjatë jetës së tyre bashkëshortore.

Pasi janë liruar nga makina, në gjendje gjysmë të vetëdijshme, fëmijët e mitur (djalë dhe vajzë) janë dërguar nga stacioni EKAV në spitalin “Ippokrateio”, ku janë mjekuar jashtë rrezikut për jetën.