Kurti raporton në kuvend për "Ohrin": Në pikën që jemi, tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka!
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbrojtur arritjet në dialogun me Serbinë pas takimit me Aleksandër Vuçiçi në Ohër. Por opozita ka akuzuar se kosova ka shënuar dështim, pasi asosacioni i komunave serbe vetëm sa u përforcua ndërsa mundësia e njohjes së Kosovës nga Serbia është zbehur. Një deputet i LDK u dëgjua duke artikuluar fyerje të rënda gjatë seancës
Zërave kritikë për themelimin e organizmit për vetmenaxhimin e komunave me shumicë serbe, Albin Kurti iu përgjgij në parlament me argumetin se asociacioni ishte I pashmangshëm, si pjesë e marrëveshjeve të shkuar Kosovë-Serbi.
Gjatë fjalës në seancë, kryeministri I kosovës garantoi skenari të ngjashmëm me Bosnjë.
“Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si një i tillë unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim. Kosova e ka një mekanizem jo territorial te ndarjes se pushtetit. Ne nuk do lejojmë të shkelim parimet europiane dhe te drejtat e njeriut. Konkretisht do shmangim cdo konflikt që është shfaqur ne Bosnje”.
Kurti theksoi se me marrëveshjen e Ohrit, Serbia pajtohet me kushtet që do cojnë deri në njohjen e Kosovës, por se është i përgatitur për kurthe të mundshme të Vuçiçit për t’ uI shmanur përgjegjësive, apo lobingje me shtetet europiane kundër njohjes së Kosovës.
“Nuk eshte premtim deklarativ, percakothet ne nenin 6 te kesaj marrëeveshje. E kemi me shkrim që Serbia te pajtohet me kushtëzimin deri ne njohje. Nuk ka europian që thotë se normalizmi I plote vjen pa fjalëen njohje . Do kete kurthe, anullim, rrinterpetim. rruga drejt org nderkometare eshte lehtesuar, por cdo vend na këerkon me shume se Serbia do loboje kunder”.
Memli Kransnqi nga Partia Demokratike e Kosovës tha se Vetvendojsa e ka humbur orientimin, me negoiciata që nuk kanë në qendër njohjen.
“Mund ti thote vetmenaxhim apo vetvendojse, njeriu që therret veten me vendos e jo negoiciats, po shkateron iden e ketij shteti. Asociacioni duht të jete ne kuader te njohes se ndersjelle. por në 2 pargarafe eshte e qarte autonomi territorial per komuniterin serbb, dhe shtese per kishen. autonomi poliktike, po”.
kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se takimi ne Oher I shërbeu me teper krijimit të asociacionit.
Marreveshja ne Oher parashikon nisjen e menjerhershme te vetmenaxhimit.
Për këto qëndrime ndjej keqardhje per Albin Kurtin dhe te mashtuarit, e kohes s e Kosoves.
Seanca është shoqëruar me situatë të tensionuar kun ë një moment, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, është dëgjuar duke përdorur fjalor të rëndë fyes.
