Zelensky, kërkesë drejtuar BE-së: Organizoni një samit për planin e paqes në Kiev

Në fjalimin e tij në Këshillin Evropian, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehu synimin e tij për të organizuar një samit mbi planin e paqes të propozuar prej tij. 

Kjo është bërë e ditur nga burime diplomatike evropiane, duke shtuar se kreu i shtetit ukrainas do të kishte dashur që ai të mbahej në Kiev, por për arsye sigurie, ai kërkoi që samiti të mbahej në një nga kryeqytetet evropiane. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin drejtuar liderëve të BE-së në takimin e Këshillit, tha se çdo vonesë në përpjekjen e përbashkët për të mundur Rusinë rrit rrezikun e një zgjatjeje të luftës. 

Këshilli Evropian përsëriti "dënimin e tij të vendosur të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës", e cila "përbën një shkelje të qartë të Kartës së Kombeve të Bashkuara" thuhet në përfundimet e samitit për Ukrainën, të cilat sapo janë miratuar. 

Këshilli rikonfirmoi "mbështetjen e fortë të Bashkimit Evropian për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe për të drejtën e saj të natyrshme të vetëmbrojtjes kundër agresionit rus" dhe "për formulën e paqes nga Presidenti Zelensky".

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me Ukrainën për planin e paqes prej 10 pikash.

Rusia,vazhdon dokumenti, duhet të ndalojë agresionin e saj dhe të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake dhe përfaqësuesit e saj nga i gjithë territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. E drejta ndërkombëtare humanitare, përfshirë trajtimin e të burgosurve të luftës, duhet të respektohet”.