Zelensky në samitin e BE-së: Këto janë 5 vonesat që zgjasin luftën në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2023, 16:02
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin drejtuar liderëve të BE-së në takimin e Këshillit, tha se çdo vonesë në përpjekjen e përbashkët për të mundur Rusinë rrit rrezikun e një zgjatjeje të luftës.
Kjo është bërë e ditur nga një zyrtar i lartë evropian.
Zelensky përmendi në veçanti pesë pika kritike: vonesën në dorëzimin e raketave me rreze të gjatë, avionëve luftarakë, një paketë të re sanksionesh (që duhet të zgjerohen dhe jo të zbuten), zbatimin e formulës së paqes të avancuar nga Kievi si dhe fillimi i negociatave për hyrjen e vendit në BE.

