VIDEO/ Zebra arratiset nga kopështi zoologjik dhe endet nëpër qytet. Aventura zgjati pak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2023, 18:31
Një zebër që u arratis nga Parku i Madh i Fëmijëve të Seulit në qendër të Seulit, endej nëpër një zonë banimi të qytetit të enjten.
Sipas parkut dhe stacionit të zjarrit Gwangjin, zebra u arratis nga kopshti zoologjik rreth orës 14:50. dhe endej nëpër lagje para se të qetësohej.
Ajo u arratis nga një kopsht zoologjik lokal dhe u kap nga kamerat e shumta të telefonave celularë nga qytetarët që u hasën me të nëpër qytet.
Zebra përfundimisht u qetësua dhe u kthye në koopështin zoologjik.
Zebra lindi në kopshtin zoologjik në vitin 2021.
