Imami i xhamisë më të madhe në Evropë për RTV Ora: Besimtarët shqiptarë mjaft aktivë

Dhe në Itali besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit me urimin e myftiut të Xhamisë së Madhe të Romës, njëherësh dhe Selia e Qendrës së Kulturës Islame në Itali.

Kjo xhami që konsiderohet një nga objektet më të mëdha të kultit mysliman të Evropës, mbledh çdo ditë me mijëra besimtarë mes të cilëve dhe mjaft emigrantë shqiptarë e kosovarë.

Në Itali në këtë vend ndër më katolikët e botës, jetojnë 2.8 milionë myslimanë e mes tyre mjaft janë emigrantë shqiptarë e kosovarë.

Sipas të dhënave zyrtare të hartuara deri më fund të vitit 2022 në Itali jetojnë rreth  159 mijë emigrantë shqiptarë myslimanë, numër që ka ardhur në rritje vit pas viti duke e krahasuar me statistikat e mëparshme që i konsideronin rreth 137 mijë.  

27.3% e popullsisë së emigrantë në Itali janë të besimit myslimanë e numri i tyre është 2.8 milionë. Në vend të parë renditen emigrantë marokenë rreth 420 mijë e pas tyre emigrantët shqiptarë me 159 mijë, ndjekur më pas nga ata nga Pakistani, Bangladeshi etj.

Xhamia e Madhe e Romës është vendi më i madh i kultit të besimit mysliman në Itali e inauguruar më qershor të 1995 e që mund të mikpres deri më 12 mijë besimtarë në ditë.

Ora News e RTV Ora në nisjen e këtij muaji të shenjtë të Ramazanit ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Imamin e Xhamisë së Romës Nader Akkad 

Alba Kepi: Imam nis sot një muaj i shenjtë për besimtarë myslimanë në Itali shumë prej të cilëve janë dhe emigrantë shqiptarë, Një mendim i juaji mbi këtë komunitet besimtarësh që janë dhe ndër më përfaqësuesit ndër emigrantët e huaj në Itali e mbi përgatitjet e këtij muaji të shenjtë?

Imam Akkad; Nisjen e këtij muaji të shenjtë e bëjmë si çdo vit me bashkëpunimin e një grupi shkencëtarësh nga qendrat e observatorët më të mirë kombëtar që pas një konsultimi e studimi të përbashkët i cili analizoi pozicionin e hënës e vizionin optik të saj nga pika të ndryshëm gjeografike në Itali e aprovuar nga komitetet shkencorë në Romë, Padova, Palermo e Savignano, përcaktuan orarin e përpiktë për besimtarët myslimanë në këtë muaj të shenjtë që nis sot më 23 mars 2023. Komuniteti mysliman shqiptar në Itali është mjaft i rëndësishëm, është pjesë kontribuuese e ekonomisë italiane e përfaqësuese në disa sektorë të saj dhe është një vlerë e shtuar e komunitetet të besimtarëve myslimanë në Itali. Gjatë muajit të Ramazanit kontribuojnë mjaft me solidaritetin e zemërgjerësinë e tyre e urimi im i drejtohet shqiptarëve emigrantë në këtë muaj të shenjtë sa më të bekuar e të besimtarëve myslimanë shqiptarë në Shqipëri.

Alba Kepi: Imam ky muaj nis në një panoramë internacionale të trazuar, me një luftë pa fund e problematike që preokupojnë kombe e shtete. Kontributi e puna e juaj për të lehtësuar e përballuar këtë situatë?

Imam Akkad: Feja islame është feja e paqes, e të gjithë imamët duhet të kontribuojnë e të impenjohen me punën e tyre në promovimin e paqes. Qysh në nisjen e kësaj lufte në Europë, mes Rusisë e Ukrainës që janë dy popuj vëllezër, qendra Islamike e Romës që është dhe qendra e komunitetin mysliman në Itali, i ka dërguar një letër autoriteteve të komuniteteve fetare përfaqësuese në këto dy vende duke i kërkuar të ndërhyjnë për të vendosur paqen. Lutemi e ftojmë të luten të gjithë për të gjetur arsyen e rrugën për paqen mes dy popujve por dhe për paqen në përgjithësi ndaj çdo përpjekje të ashpër që kërkon ta dëmtojë atë.

Alba Kepi: Imam në Xhaminë e Romës që është dhe ndër më të mëdhatë në Europë e njëherësh Qendër kulture e mësimi, ka një hapësirë të rëndësishëm dedikuar të rinjve apo fëmijëve. Ka mes tyre dhe fëmijë shqiptarë të brezit të dytë emigrantëve? Ata që kanë lindur e po rriten në Itali?

Imam Akkad: Ka shumë e sidomos fëmijë të familjeve shqiptare kosovare, të rinj kosovarë frekuentojnë çdo ditë Xhaminë tonë, qendrën e kulturës islamike, e jetojnë mjaft të qetë besimin e tyre. Bukuria e komunitetit tuaj është se jeni mjaft energjikë, me dëshirë për të kontribuar. Është vërtetë një bukuri unike.