Italia ndalon njohjen e fëmijëve të çifteve të komunitetit LGBTQI+

Komisioni parlamentar italian për politikat europiane në Dhomën e Senatit, ka aprovuar propozimin e mazhorancës së djathtë për të ndaluar njohjen e certifikatës së lindjes për fëmijët e çifteve të komunitetit LGBT.

Me 11 vota pro e 7 kundër, ky komision ka aprovuar propozimin e senatorëve të Forza Italia për të mos pranuar normën europiane për prindësirimin e fëmijëve të çifteve homoseksualë, duke hedhur poshtë kështu të drejtat e tyre me përkatësinë e një certifikate lindje europiane.

Sipas opozitës e forcës më të madhe opozitare të saj që është Partia Demokratike një akt i tillë vë Italinë përkrah vendeve si Hungaria e Polonia që dallohen për politikat e tyre të rrepta ndaj njohjes së të drejtave të çifteve LGBT.

Sipas mazhorancës pranimi i një certifikimi të tillë europiane do të binte në kundërshti me ligjin kombëtar italian i cili ndalon mëmësinë e asistuar për fëmijët e çifteve LGBT e nuk njeh të drejtën e adoptimit të fëmijëve për fëmijët e këtij komuniteti.

Por për senatorët demokratë një propozim i tillë nuk rrezikonte rregullin e ligjshmërisë italiane por thjeshte jepte një mundësi fëmijëve të regjistruar në një vend europian të kishin të njëjtin status dhe në Itali ku janë spostuar me prindërit e tyre qoftë adoptiv e qoftë të ardhur në jetë përmes procesit të fekondimit të asistuar.

Ndaj një vendimi të tillë akuzat e opozitës së majtë shkojnë dhe më tej duke e akuzuar qeverinë Meloni si një të linjëzuar me politikat e ashpra e jo të drejta që Hungaria e Polonia ka në çështjen e të drejtave civile.

Po pak ditë më parë, në qytetin e Milanos, kryetari i Bashkisë Beppe Sala ka urdhëruar ndërprerjen e lranskriptimit të certifikatave të lindjes e regjistrimit të fëmijëve të çifteve të komunitetit LGBT, pas një urdhërese të lëshuar nga Prefekti i Milanos in cili e konsideron një fakt të tillë anti kushtetues.

Llogaritet se në Itali janë rreth 150 mijë fëmijë të çifteve të komunitetit LGBT e sipas deputetëve e parlamentarëve të mazhorancës së djathtë duhen nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare mes vendeve ku këto fëmijë adoptohen apo lindin, e që më pas mbërrijnë në Itali.

Sipas tyre njohja e këtyre fëmijëve nuk duhet të jetë automatike e të vij si një akt i thjeshtë administrativ, por si një akt ligjor i të drejtave të fëmijëve.