Biden nënshkruan ligjin e transparencës për origjinën e virusit Covid-19

Për Covid-it, Joe Biden ka nënshkruar një ligj që deklasifikon informacionin mbi origjinën e virusit, duke përfshirë lidhjet e mundshme me Institutin e Virologjisë Wuhan.

 “Në zbatimin e këtij legjislacioni, administrata ime do të deklasifikojë dhe ndajë sa më shumë informacion që të jetë e mundur, në përputhje me autoritetin tim kushtetues për të mbrojtur kundër zbulimit të informacionit që do të dëmtonte sigurinë kombëtare”, tha presidenti amerikan në një deklaratë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nënshkruar "Aktin e Origjinës Covid-19 të vitit 2023", i cili kërkon që drejtori i inteligjencës kombëtare të deklasifikojë disa informacione që lidhen me origjinën e Covid-19, siç shpjegohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Në deklaratën e lëshuar gjithashtu nga administrata, presidenti i SHBA tha se ai ndante qëllimin e Kongresit për të nxjerrë sa më shumë informacion në lidhje me origjinën e sëmundjes.

Ai tha se kishte urdhëruar në vitin 2021"komunitetin e inteligjencës të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të hetuar origjinën e Covid-19 dhe kjo punë është në vazhdim.