Anarkisti në grevë urie nga tetori, italianët protestojnë kundër kushteve të rënda të izolimit të Cospito
Mijëra njerëz në të gjithë Italinë kanë protestuar kundër kushteve të rënda të burgut ku po mbahet Alfredo Cospito, pasi frika për shëndetin e anarkistit 55-vjeçar është rritur me grevën e tij të urisë që zgjati 150 ditë.
Cospito është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2012, pasi qëlloi në këmbë shefin e një kompanie të energjisë bërthamore dhe vendosi dy bomba përballë një akademie policie pranë Torinos në vitin 2006. Megjithatë të dy sulmet nuk ishin fatale dhe askush nuk u lëndua.
Në maj të vitit të kaluar ai u transferua në 41-bis, një formë e izolimit të njohur si “burg i vështirë” dhe ku mbahen të mbyllur bosët e mafies dhe kriminelë të tjerë.
Në tetor Cospito filloi një grevë urie dhe është zotua se do të protestojë kundër 41-bis ‘deri në frymën e tij të fundit’.
“Sot jam gati të vdes që bota të kuptojë se çfarë është në të vërtetë 41-bis. Jam i bindur se vdekja ime do të jetë një pengesë për këtë regjim”, ka thënë ai.
Mediat e huaja shkruajnë se Cospito ka humbur më shumë se 50 kg dhe shpeshherë ka qenë në spital, duke ngritur kështu shqetësime se shëndeti i tij mund të rëndohet në mënyrë të pariparueshme.


