"Beogradi dhe Prishtina?!" Rama i kërkon "llogari" SHBA-së për "lapsusin": Jepni sqarime menjëherë

Kryeministri Edi Rama ka reguar i revoltuar përmes një postimi në Twitter pasi zyra e SHBA-së e quajti marrëveshjen e Ohrit si marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit dhe jo Serbisë dhe Kosovës. 

Për këtë Rama ka kërkuar një sqarim të menjëhershëm.

"Beogradi dhe Prishtina'?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është 'Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë' dhe do të ishte e papranueshme nëse SHBA nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.