Topi: SHBA duhet të ndërhyjë për ndryshimin e sistemit politik, do votoj me 14 maj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2023, 22:08
Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në "Ora e Betit" thotë se SHBA duhet të ndërhyjnë për ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri.
Topi: Në rast se do ti drejtohesha sot faktorit ndërkombëtar, në radhë të parë SHBA, këtu duhet të ndërhyjnë për të stimuluar nga politika shqiptare ndryshimin e sistemit politik. Bënë një katrahurë në 2008, janë rezultatet e kësaj. Duhet të ndryshojë sistemi politik, Kushtetuta e Shqipërisë, duhet të futet sistemi zgjedhor në një sistem ku partitë politike duhet të qëndrojnë jashtë.
Përkundër kritikave ndaj klasës politike, ai konfirmoi se do ti drejtohet kutive të votimit me 14 maj.
Topi: Shkoj gjithmonë për të votuar. Është i vetmi instrument, e vetmja gjë që më ka mbetur sot.
