Topi komenton situatën në PD: I ngjan një anekdote, nuk kanë asnjë shpresë
Ish-presidenti Bamir Topi thotë se situata në PD është një histori turpi. I ftuar në "Ora e Betit" ai thotë se asnjëra nga palët nuk ka asnjë shpresë.
Topi: I ngjan një anekdote. Një histori e turpshme që vjen në pikën fundore. Të them që kanë shpresë, nuk kanë asnjë shpresë. Nuk ka shpresë as i vjetri, as i riu. Mos mendoni se kam ambicie për tu kthyer në atë ambjent. Kur flasim për opozitë nuk kam parasysh ata bartakçinjtë por njerëzit që kanë nevojë për një opozitë por nuk e kanë. Kur ndërtohet një opozitë në këto kushte e kam vështirë ta them. Nëse kjo do arshivohet do të lindte vetë nevoja nga poshtë.
I pyetur sesa sa shanse ka opozita në këto zgjedhje vendore ai përgjigjet:
Topi: Është jashtë çdo lloj imagjinate ku Shqipëria funksionon në monizëm. Nëse fiton një bashki këtu, një atje, çfarë vlen? Nëse një parti politike humbet qendrat e mëdha urbane ka humbur në kuptimin politik të fjalës. Zgjedhjet lokale janë tregues por ajo që e përcakton janë zgjedhjet politike dhe nuk janë larg. Dy vjet janë shumë pak për këtë gjendje që është opozita.
