Dëgjon zërin e qytetarëve! Meta në njësinë 5: Arsimi në Tiranë në gjendje alarmante
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaloi në njësinë 5 në Tiranë turin e dëgjesave me qytetarët për çështjet që i shqetësojnë. Arsimi, mungesa e shërbimeve dhe infrastrukturës ishin temat kryesore.
Hallet e familjeve shqiptare i ka vënë në fokus të takimeve.
"Kanë bërë gjëra të ndryshme nga ato që kanë premtuar".
Turi i takimeve të kryetarit të Partisë së Lirisë këtë të martë u ndal në njësinë nr 5 në Tiranë.
Me prindërit diskutoi për çështjet e arsimit dhe kujdesit të fëmijëve.
"Nuk ka situatë më dramatike në vendin tonë se situata me arsimin."
Theksoi problematikat që ka evidentuar në Tiranë.
"Nuk merr në konsideratë as çështjen e trafikut, as çështjen e parkimit, ndërtimin e kopshteve e çerdheve."
Zgjidhja e disa prej këtyre shqetësimeve për kryetarin e Partisë së Lirisë nis me zgjedhjet e 14 majit, ku kërkoi votë për koalicionin "Bashkë Fitojmë" dhe kandidatin Belind Këlliçi.
