VIDEO/ Shkrumbohet kisha në New Jersey, mbi 100 zjarrfikës në luftë me flakët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2023, 15:11
Kisha Fountain of Life Center në Burlington, New Jersey, u shkrumbua deri në tokë nga një zjarr i madh mbrëmjen e së hënës.
Më shumë se 100 zjarrfikës u thirrën për të shuar flakët, me çatinë e ndërtesës që përfundimisht u shemb.
Ende nuk dihet se si ka nisur zjarri, por nuk raportohet për të lënduar.