DASH, kritika Britanisë: Kushtet në qendrat e paraburgimit të Ruandës të ashpra deri në rrezik për jetën

DASH, kritika Britanisë: Kushtet në qendrat e paraburgimit të
Kushtet e vështira të qendrave të paraburgimit në Ruanda kanë bërë që SHBA të kritikojë Britaninë duke i cilësuar deri në të rrezikshme për jetën e emigrantëve që synohet të dërgohen atje.

Pas mbërritjes së tyre në rrugë të jashtligjshmë në Mbretërinë e Bashkuar, kjo e fundit ngriti skemën e dërgimit të tyre në këtë zonë të Afrikës qëndrore, pavarësisht nëse kërkojnë azil ose jo.

Ligjmëria e këtij plani pritet të vendoset nga Gjykata e Apelit ndërkohë që Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman mori një grup gazetarësh drejt Ruandës për të zbuluar më shumë detaje mbi qëndrimin e emigrantëve atje.

SHBA në vlerësimin e saj vjetor të të drejtave të njeriut, thotë se Ruanda operon një sistem me kushte shumë të ashpra në ambjentet e burgjeve dhe kufizime të forta të lirisë, përfshirë burgosjen e gazetarëve dhe mungesën e një sistemi efektiv të negociatave kolektive.

Home Office e ka mbrojtur planin duke thënë se refugjatët do të strehohen në një lagje të re me 528 shtëpi, në Gahanga, në periferi të Kigalit.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk i gjykon planet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, por sugjeron që emigrantët të vendosen në një vend ku të drejtat e njeriut respektohen.

Raporti gjithashtu analizon shumë raste të dhunës së ushtruar padrejtësisht nga policia dhe personeli ushtarak ndaj të burgosurve atje.

Që prej korrikut, organizatat lokale të shoqërisë civile raportojnë se individët atje kishin akses të kufizuar në ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor.