Rusia dhe Kina sfidojnë Hagën/ Xi Jinping fton Putinin në Pekin edhe pse ka urdhër-arrest ndaj tij
Ironi apo sfidë ndaj Gjykatës Ndërkombërarë, e cila ka lështu urdhër arresti për Putin, kjo nuk dihet. Por Presidenti i Kinës i ka bërë një ftesë Zyrtare presidentit të Rusisë, Vladimiri Putin, për në Pekin. Nga ana tjetër Tajvani kritikon vizitën e Xi Jinping në Moskë. Nga ana tjetër, Kryeministri Japonez viziton Ukrainën.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Rusi, presidenti i Kinez, Xi Jinping, i ka bërë ftesë zyrtare, presidentit Vladimir Putin për të vizituar Pekinin.
Ftesa ashtu si vetë vizita konsiderohet si sfidë dheironi ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për shefin e kremlinit me akuzën e krimeve të luftës në Ukrainë!
Ka qenë një ditë e ngarkuar deri më tani për Xi Jinping, i cili përshkroi Pekinin dhe Moskën si "fuqi të mëdha fqinje" dhe "partnerë strategjikë gjithëpërfshirës.
Putini dhe Xi zhvillojnë bisedime zyrtare me gjithçka, nga lufta në Ukrainë deri tek tregtia.
Megjithëse nuk ka gjasa që Kina të mund të ndërmjetësojë në të vërtetë bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Kievi po pret të dëgjojë nëse do të ndodhë një telefonatë midis Xi dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Dhe nëse e gjithë kjo nuk do të mjaftonte, Kievi pret sot një mysafir të rëndësishëm, pikërisht kryeministrin japonez Fumio Kishida. Duket një vizitë befasuese .
Kishida tha se Ukraina ka mbështetjen e aponis. Ndërkoh me herët ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Ë, kritikoi përpjekjet e Kinës për t'u paraqitur si vend paqeruajtës në konfliktin e Ukrainës, ndërsa ajo kërcënon me luftë kundër ishullit të vetëqeverisur.
Japonia dhe Rusia kanë pasur një mosmarrëveshje territoriale mbi ishujt në veri të Paqësorit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.


