Blushi nxjerr kazanët plot: Më 14 maj, koha për pastrimin e Bashkisë së Tiranës nga plehrat!
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në Facebook se në Sheshin "Wilson" gjenden kazan plot me plehra, një pamje e pandenjë për çdo qytet modern në vitin 2023.
Ai thekson se 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës dhe se më 14 Maji është koha për pastrimin e Bashkisë së Tiranës nga plehrat!
Blushi: Ky mal me mbetje urbane, i padenjë për çdo qytet modern në vitin 2023, gjendet në një nga sheshet kryesore të Tiranës, pikërisht në Sheshin "Wilson".
Ndërkohë 100 mijë euro paguhen çdo ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, kryeaferën korruptive të kandidatit për qeli të "Rilindjes", Erion Veliaj, që shpërdoron taksën e pastrimit dhe mbyt kryeqytetin nga mbeturinat! Më 14 Maj, koha për pastrimin e Bashkisë së Tiranës nga plehrat! Bashkë Fitojmë!
