Vjosa, Park Kombëtar, Malltezi: Rama të publikojë hartën dhe të anulojë të kontratat e guroreve dhe HEC-eve

Eksperti i mjedisit dhe anëtar në Këshillin Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi i kërkon kryeministrit Edi Rama që të publikojë hartën e lumit Vjosa si Park Kombëtar, për të kuptuar se cila pejsë e tij i përket këtij parku që kreu i qeverisë e shpalli vetëm tre ditë më parë.
“Lumin Vjosa e shpalli Park Kombëtar para 3 ditësh. Po Harta ku është? Cila pjesë mbrohet? Në Park Kombëtar nuk lejohet të ketë ndotje, por:
1. Ujërat e zeza të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Memaliaj (si edhe dhjetëra fshatra gjatë udhës) derdhen në Vjosë (0 impiant trajtimi ujërash të zeza).
2. Industria e naftës derdh mbetjet nga nxjerrja e naftës (psh. Gorishti) - 0 impiant trajtimi ujërave të ndotura para se të derdhen në Vjosë
3. Gurore të vëllait të Piro Lutaj në Poçem dhe Kapllan-pallatit në Varibob, m’u buzë Vjosës e nuk ua ndjen fare për ligjin se i japin rryshfet e vota Ramës.
4. Po me HEC Kalivaç dhe HEC Poçem që ua dha Rama turqve çfarë po bëhet? HEC në Park Kombëtar?
Vjosa: Park apo fasadë? A është publike HARTA e Parkut Kombëtar? A lejohen të derdhen ujërat e zeza të qyteteve në Park Kombëtar? A lejohet të derdhen mbetjet e naftës në PK? A lejohen gurore që marrin zhavorret lumore në PK? A lejohen Hidrocentrale në PK? Këto nuk lejohen.
Duhen anuluar Guroret, HEC-et, ndotja e naftës dhe fillimin për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza. Deri atëherë je në mashtrim e tallje të të gjithë publikut”, shprehet Jamarbër Malltezi.


