Cara takim me të rinjtë e Durrësit: Qeveria grabiti pronën publike. Bashkë fitojmë!
Kandidati i opozitës për bashkinë e Durrësit, Igli Cara premtoi më shumë mbështetje për të rinjtë, gjatë takimit që zhvilloi me ta.
Cara foli për aferën e Portit të Durrësit, duke akuzuar kryeministrin se i fali pronën publike dhe taksat, mikut të tij.
Cara iu bëri thirrje atyre të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe te kontribuojnë për vendin e tyre.
Ndërsa kërkoi besimin e durrsakëve në 14 maj, Cara u ndal te afera e Portit të Durrësit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se i fali paratë e qytetareve, mikut të tij, Alabbar.
"Një bashkëbisedim mbresëlënës me të rinjtë, që treguan edhe një herë që e duan Durrësin dhe njohin çdo problematikë të tij. Energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi, i cili do të pasohet nga dhjetra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje, për t'ju dhënë më të mirën, sepse Durrësi është shtëpia juaj! Bashkë fitojmë!", shprehet Cara teksa publikon pamje nga takimi ne rrjetet sociale.
E pranishme në takim ishte edhe Presidentja e Forumit Rinor të Partive Popullore Europiane, Lidia Perieria, e cila shprehu mbështetjen për kandidatin e opozitës Igli Cara.
‘Ju duhet ti fitoni këto zgjedhje. Të filloni një kapitull të ri për Shqipërinë, dhe ky kapitull mund të nisë këtu nga Durrësi, në këtë qytet të bukur dhe me kaq shumë potencial’,-tha Periera.
Cara premtoi se do vendosë në dispozicion një fond për të rinjtë dhe studentët ekselentë në rast se merr karrigen e kryebashkiakut të Durrësit më 14 maj.


