Meta: Me kryebashkiakun e ardhshëm, Belind Këlliçi dhe me deputeten e rinisë Erisa Xhixho
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2023, 18:53
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar një foto me kandidatin e PD-së së Berishës për Tiranën, Belind Këlliçi dhe me deputeten Erisa Xhixho.
Ai shkruan se Belind Këlliçi do të jetë kryebashkiaku i radhës i Tiranës dhe Erisa Xhixho një nga deputetet më të zëshme për çështjet e rinisë, arsimimit dhe barazisë gjinore.
Meta: Me kryebashkiakun e ardhshëm, z. Belind Këlliçi dhe me deputeten më të zëshme për çështjet e rinisë, arsimimit dhe barazisë gjinore, znj. Erisa Xhixho. Midis buzëqeshjeve dhe energjisë të aktivistëve të LRI-së.
