Dhunë në familjen afgane të strehuar në Shëngjin, babai dhunon vajzën e mitur, arrestohet
Një konflikt në familje ka ndodhur tek komuniteti Afgan i strehuar në Shëngjin.
Sipas të dhënave babai ka dhunuar vajzen e tij të mitur.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në hotelin ku janë të akomoduar Afganet në vijen e parë të bregdetit të Shëngjinit.
Në lidhje me rastin ka ndërhyre menjehrë policia të cilat kanë shoqëruar në komisariat babain dhunues sëbashku me vajzen me vajzen e tij.
Ndaj dhunuesit është ngritur akuza e dhunës në familje, ndërkoha vajza e tij e mitur është pajisur menjëherë me urdher mbrojtje.Materialet hetimet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe po punohet për sqarimin e rrethanve dhe motive të ngjarjes.
Në Shëngjin vijojnë të qëndrojnë prej gati 2 vitesh një numër i konsiderueshëm afganesh të cilët i larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga talebanet.
Ky nuk është rasti i parë që ky komunitet bëhet pjesë i ngjarjeve të ndryshme, ku është dashur ndërhyrja e policisë.



