Balliu: Një Kuvend i tërë u mor sot me motorin, ne nuk kemi rrugë. Aksi i Peqinit në errësirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2023, 21:26
Klevis Balliu, shef i Organizimit të PD ironizoi votimin e Kodit Rrugor në Kuvend, duke deklaruar se pari duhet të kemi rrugë në standarde.
Në "Drejt" ai solli rastin e rrugës së Peqinit, që sipas tij natën është në errësirë totale.
Balliu: Po kthehem nga një takim në Lushnje, u ktheva nga rruga e Peqinit për të ardhur në Tiranë dhe nuk kishte asnjë dritë, totalisht errësirë. Nuk është shumë motori, por duhen rrugët me drita, me standarde. Puna e motorit është pak luksoze kur nuk ka rrugë tamam se lekët e rrugëve çohen në Surrel. Po digjet shteti, nuk ka ligj e gjykata. Këta paskan bërë një ligj për motorin, një parlament i tërë qenka marrë me motorin sot. Mund ta provoni dhe vetë, shkoni në Lushnje natën. Po të doni dhe nga autostrada.
