Champions League, Ancelotti dëshiron Milanin në qytetin e “malllkuar” të finales
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2023, 08:16
"Të përballem me Milanin në çerekfinale do të ishte emocionuese por idealja do të ishte që të ndesheshim në finalen e Stambollit”.
Ky është komenti i Carlo Ancelotti-t në lidhje me shortin e së premtes. Njeriu që ka ndihmuar kuqezinjtë të fitojnë titullin e fundit në Europë, drejton sot Realin e Madridit me të cilin ka fituar dy Champions League dhe ëndrra e tij është një tjetër finale për skuadrën nga Milano që Stambollin e kujton për mbrëmjen fatale të vitit 2005.
Shorti i çerekfinaleve do të hidhet të premten në Nyon të Zvicrës ku 8 skuadrat e mbetura në garë do të mësojnë kundërshtarët në orën 12:00.
