Ja çfarë ndodh kur Rita Lati pi tekila, dëgjoni planet e saj të çuditshme

Aktorja e humorit Rita Lati ishte e ftuar të shtunën në "Why Not".

Moderatorja e emisionit, njëherësh dhe vajza e artistes së papërsëritshme, Roza Lati, zbuloi se kur Rita pi tekila të vetmet plane që bën në jetë është organizimi i funeralit të saj.

"Tekila të çon në një botë tjetër, në një botë shumë të bukur.Kur të vdes të kam thënë që në funeral do të bësh një kod veshje, të gjitha me buzë të kuqe, me fustane me ngjyra-ngjyra me lule, me kapele me fjongo e tantella.

Të këndojnë muzikën e filmit te "Gladiatori". Kur të vijë momenti që futem unë ju do bëni sikur qani. A moj Rita sa e mirë që ishe… ka qenë një kjo! Kurse ti qaj pak për mamin.Ti mami duhet ta zbatosh deri më një."

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.