"O sa bukur mam, është shumë qejf"/ Rita Lati në pension, një rrëfim ndryshe nga ikona e humorit shqiptar
Ajo ka dalë në pension prej një viti e gjysmë, por aktorja Rita Lati vazhdon të rrezatojë femrën sharmante që gjithmonë jemi mësuar ta shohim në skenë dhe televizion.
Siç edhe tregon ajo në "Why Not", në pension kanë dalë vitet e saj të punë ku po merr mbrapsht pak nga ajo çfarë ka dhënë përgjatë karrierës së saj.
Megjithatë ajo tregon se pensionimi e ka bërë më praktike në jetën e saj të përditshme.
"Kam një vit e gjysmë që kam dalë. Fjala pension është shumë fjalë e bukur. Në fillim tronditesha kur e dëgjoja. Dola vetë në pension. Ju lutem shumë, kanë dalë vitet në pension, jo Rita. U kuptuam! Pensioni është lum kush e arrin, duhet ti marrim pak shtetit se i dhamë gjithë jetën.
Ca ndryshime kanë ndodhur dhe pse nuk më vjen mirë ti them. Dikur vrapoja pas takave të larta, tani jo më. Po u thye një kockë nuk ngjitet më. Takat më të ulëta. Nuk dilja dot pa tonin në fytyrë, lapsin, pudrat…Tani jo, pension, një buzëkuq dhe përjashta. O sa bukur mam, është shumë qejf."
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
