E rëndë në SHBA, një vajzë 3-vjeçare gjen një armë dhe vret motrën e saj 4-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2023, 16:39
Në SHBA ka ndodhur një tragjedi e re e lidhur me armët.
Në Teksas, një vajzë trevjeçare gjeti një pistoletë gjysmë automatike të mbushur në shtëpinë e saj dhe qëlloi aksidentalisht motrën e saj 4-vjeçare, duke e vrarë atë.
Të vegjlit ishin vetëm në dhomë ndërsa pesë të rritur të tjerë ishin në zona të tjera të shtëpisë.
Lajmi u raportua nga Sherifi i Qarkut Harris Ed Gonzales.
