Çiftit britanik i ngec automjeti në rrugët e ngushta të Spanjës

Ky është momenti kur një udhëtim nëpër Spanjë u shndërrua në një incident që se kishin menduar ndonjëherë për një çift të pafat britanikë që zbuluan se fshatrat andaluzianë nuk janë të dizajnuara për automjetet moderne.

Ndalesa e pushuesëve në Sorvilán piktoresk, një fshat me 614 banorë në jug të Granadës, u kthye në një makth që nuk do ta harrojnë për ca kohë .

Një kamion tërheqës dhe policia lokale iu desh t'i vinin në ndihmë pasi automjeti i tyre u bllokua mes dy shtëpive, ndërsa ata përpiqeshin të gjenin rrugën për të dalë nga fshati.

Çifti mendohet se nuk arriti të dallonte një tabelë që paralajmëronte shoferët me mjete të mëdha për të shmangur qendrën dhe u futën në rrugët që po ngushtoheshin gjithnjë e më shumë.

Ato ngecën rreth orës 9:30 të mëngjesit të së shtunës dhe automjeti i tyre u çlirua rreth katër orë më vonë.

Çiftit britanik i ngec automjeti në rrugët e ngushta të