SHBA shpall grupin Wagner që lufton krah Rusisë si Organizatë Kriminale Transnacionale

Organizata qeveritare e Shteteve të Bashkuara ka shpallur grupin Wagner si një organizatë kriminale pas luftimeve krah rusëve në Ukrainë.

"Ushtarët e paguar të Grupit Wagner luftojnë për Kremlinin në një luftë që rusët nuk duan të luftojnë vetë. Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Grupin Wagner dhe e kanë caktuar atë një Organizatë Kriminale Transnacionale. Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet."