Habit Megi Pojani/ Ja çfarë do të bëjë po e fitoji Luizi Big Brother-in

Miqtë e ngushtë të Luiz Ejllit, Mario Deda dhe Joni Doja ishin të ftuarit e kësaj puntate në " Fan Club". Përpos pyetjeve pikante për jetën private të Luizit, bisedës nuk i shpëtoji as look-u i ri i çunave.  Të cilët me humor u shprehën se e kanë kthyer këtë trend në sfidë, derisa të mbarojë “Big Brother” Shqipëria do të kthehet në një vend skandinav.

Djemtë nuk lanë pa ngacmuar as moderatoren Megi Pojani duke e ftuar që edhe ajo t'i bashkohej grupit të "bjondëve". Jo më pak suprizuese ishte përgjigjja e moderatores e cila befasoi duke bërë një premtim publik: "Nëse Luizi fiton BBV2 do t’i lyejë flokët biond".

S'na mbetet gjë tjetër veç të presim kush do e fitoj Big Brother Vip Albania 2 dhe bashkë me të nëse Megit do e mbajë premtimin nëse Luizi fiton.