VIDEO/ Dalin pamjet e sulmit me 7 të vdekur në qendrën e ‘Dëshmitarëve të Jehovait’ në Hamburg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2023, 13:43
Publikohen pamjet nga sulmi në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, ku deri tani raportohet për 7 të vdekur e disa të plagosur.
Videoja është xhiruar nga një dëshmitar okular i cili tregon se dëgjoi disa të shtëna me armë.
Shtatë persona u vranë, përfshirë një grua shtatzënë dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmi, ndërsa hetimet se pse ndodhi krimi vijojnë. Policia thotë se në vendngjarje ka gjetur një person të vdekur për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë autori.

