Princi Eduard, duka i ri i Edinburgut, titulli i jepet nga mbreti Charles III në ditëlindjen e 59-të të princit
Në ditëlindjen e tij të 59-të, Princi Eduard është emëruar Duka i Ri i Edinburgut. Titulli i është akorduar princit nga Mbreti Charles III, si një dhuratë që do ta mbajë gjatë gjithë jetës së tij mbretërore.
Princi Eduard është emëruar Duka i Ri i Edinburgut, një titull që e mbante I ndjeri Princi Philip derisa sa vdiq në vitin 2021. Vendimi ka ardhur nga mbreti Charles III, si një dhuratë në ditëlindjen e 59-të të princit.
"Madhëria e tij, Mbreti është I lumtur t'i akordojë titullin ‘Dukë i Edinburgut’ Princit Edëard, me rastin e ditëlindjes së 59-të të Lartëmadhërisë së Tij Mbretërore. Titulli do të mbahet nga Princi Eduard gjatë gjithë jetës së Tij Mbretërore”, thuhet në një deklaratë të Buckingham Palace.
Mediat shkruajnë se ishte e kuptueshme se Filipi donte që Eduardi, djali i tij më i vogël, të merrte titullin, por vendimi u la në duart e mbretit Çarls. Kjo do të thotë që Eduardi, i 13-ti në radhë pas fronit, do të marrë pjesë në kurorëzimin në maj si dukë, me një titull që ishte sinonim i babait të tij të ndjerë.
Duka dhe Dukesha e re e Edinburgut, Sophie, ndodhen në kryeqytetin skocez këtë premte, për të marrë pjesë në një ngjarje që shënon vitin e parë të konfliktit në Ukrainë.
Princi Eduard bëhet Duka i Edinburgut pothuajse dy vjet pas vdekjes së babait të tij, Filipit, i cili e mbajti titullin për më shumë se 70 vjet. Atij ju dha titulli mëngjesin e dasmës së tij me Princeshën Elizabeth, e cila më vonë u bë Mbretëresha Elizabeth II.