I gatshëm të negocioj me Putin, Papa Francesku: Jemi në luftë botërore, të hapet dritare e bisedimeve

Ati i shenjtë shprehet se është i gatshëm të negociojë me Putin për të arritur në një marrëveshje paqe. Duke u shprehut se betejat ushtarake kanë nisur pjesë pjesë në zona të ndryshme, shton se tashmë jemi në luftë botërore

Papa Francesku ka rrëzuar të gjitha hamendësimet e bëra për mundësinë e dorëheqjes së tij. Në një intervistë të dhënë për televizionin Zvicera ai shprehet se nuk e ka menduar duke shtuar se e përsërit këtë për të disatën herë.

Megjithatë ai nuk nguron të sqarojë se vetëm një lidhje që nuk do ta lejojë ti shikojë gjërat qartë, mungesa e qartësisë për të vlerësuar situatat mund ta shtyjnë drejt këtij veprimi.

Ndërsa shton se tashmë është duke kaluar problemet me gjurin.

I pyetur mbi situatën në Ukrainë ati i shenjtë përmend konfliktet e vjetra e të harruara. Yemen, Siri, të varfërit në Mianmar, duke shtuar se tashmë jemi në një luftë botërore.

Ka nisur në zona të ndryshme dhe tashmë askush nuk mund të thotë që nuk është botërore. Sepse fuqitë e mëdha janë të gjtiha të përfshira, dhe zona e luftës është Ukraina. Luftojnë të gjithë, shprehet Papa.

Por çfarë do ti thoshte presidentit të Rusisë nëse do ta takonte?

"Do ti flisja qartë siç flas në publik, konfirmon ati i shenjtë. Ai është një njeri i kulturuar. Ditën e dytë të luftës isha në ambasadën e rusisë të akredituar në selinë e shenjtë, për ti thënë se isha i gatshëm të shkoja në Moskë nëse Putin do të më linte një dritare hapur për të negociuar. Më shkruajti Lavrov, zbulon ati i shenjtë, duke thënë faleminderit por nuk është moment. Putin e di që jam në dispozivion, por aty janë interesa të mëdha, jo vetëm të perandrorisë ruse, port ë të gjitha krahëve. Pikërisht duke i vënë kombet në rend të dytë," tha ai.

Papa flet edhe mbi jetën e tij, duke shtuar se i mungon të ecë në rrugë, por Roma shton ai është një qytet unik.

Sa i përket Evropës shprehet se ka shumë politikanë, kryetar shtetes dhe ministra të rinj. U them gjithnjë flisni mes jush .