Publikohet video shokuese: Rusët vrasin të burgosur ukrainas të paarmatosur

Ukrainska Pravda ka publikuar një video tronditëse që tregon ekzekutimin gjakftohtë të një të burgosuri ukrainas të paarmatosur nga trupat ruse që filmuan skenën duke e fyer atë.

Imazhet tregojnë burrin duke thënë disa fjalë, duke marrë dhe një të thithur të fundit nga cigarja dhe duke u mbushur me plumba.

Sipas gazetës ukrainase online, para se të qëllohej për vdekje nga ushtarët rusë, viktima thirri: “Lavdi Ukrainës”.