Turqia nis sërish bisedimet për drithërat ukrainas me Moskën

Turqia ka nisur sërish lëvizjet për të bindur Moskën zyratre të nënshkruaj zjatjen e marrëveshjes për lejimin e eksportit të drithërave prej Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja po punon shumë për këtë çështje të mbështetur nga OKB-ja.

Pakti për të lejuar daljen e prodhimeve nga tre portë u zgjat deri në nëntorin e vitit të kaluar, por skadon më 18 mars, nëse palët nuk arrijnë pajtim për zgjatjen e saj.

“Ne po punojmë fort për zbatimin dhe zgjatjen e mëtejme të marrëveshjes për drithërat në Detin e Zi”, tha Cavugoslu gjatë konferencës për shtetet e zhvilluara të OKB-së, që po mbahet në Doha të Katarit.

Po ashtu, kryediplomati i Turqisë tha se do të diskutojë për këtë pikë edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Më herët gjatë kësaj jave, Rusia tha se do të pranonte vetëm nëse interesat e saj për prodhimet e agrikulturës merren në konsideratë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe ka bllokuar portet në Detin e Zi.