Deshifrohen kodet e Denarios, luleshtrydhja lidhej me të motrën, "W" personi që merrte paratë
Pas arrestimit të motrës së bosit të mafias Matteo Messina Denaro, prokurorët dhe policia ka mundur të gjejë copëza letre, me shënime të ndryshme.
Fillimisht copësa e parë është gjetur nën një karrige në banesën ku u ndalua Rosalina, por hetuesit e konsideruan të pavlefshme pasi forma e shënimeve ishte e rrëmujshme dhe e pakuptimtë.
Por gjatë kontrollit u zbuluan dhe letra të tjera të vogla ku shpesh përsëriteshin kode të njëjta.
Përmes tyre ekspertët kanë mundur të deshifrojnë kërkesa të njeriut më të kërkuar për më shumë se 30 vitesh. Luleshtrydhja e madhe ishte shprehja që ai përdorte si emër për motrën e tij që akuzohet se mbante llogaritë e parave të paligjshëm të grupit të rrezikshëm.
Në një prej deshifrimeve të arritura zbulohet kërkesa për të marrë 40 mijë euro nga një person i etiketuar si Parmigiano.
Ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë, por dyshohet se është një prej individëve nga të cilët merreshin fonde. Kërkesa ishte për blerjen e një prone, por që me sa duket fondi nuk ka mjaftuar ndaj Denaro ka kërkuar të merreshin para të tjera nga i etiketuari me gërmën W. Por bosi nuk shpjegon se ku i përdori paratë duke shënuar në letër se e motra tashmë e dinte
Në një tjetër material ngrihet shqetësimi se vajza e bosit ishte rritur keq dhe ishte e degjeneruar
Në fakt janë mijëra pjesë të gjetura që konsiderohen si minierë ari për hetuesit. Por teksa Rosalina kishte emrin Luleshtrydhja e madhe, të tjerëve prej Denaros iu veshën emra si Ciliegia, Condor, Malato, Reparto, Parmigiano, por që të gjithë do të duhet të deshifrohen për të zbuluar historinë.
Por edhe për këta do të merret në pyetje motra e bosit që akuzohet për një numër të lartë krimesh.