Horror në Teksas, nëna vret me thikë 3 fëmijët e saj të mitur, plagos 2 të tjerë
Në Teksas, një grua goditi për vdekje tre nga fëmijët e saj dhe plagosi rëndë dy të tjerë.
Tragjedia ka ndodhur në Itali, një qytet në qarkun Ellis. Nëna u identifikua si 25-vjeçarja Shamaiya Hall.
Viktimat ishin të moshës së shkollës fillore. Tre fëmijë ( djali 6-vjeçar dhe binjakët 5-vjeçarë, një djalë dhe një vajzë)u gjetën të vdekur brenda shtëpisë, pranë shkollës fillore Stafford, ndërsa dy të tjerë (një djalë 4-vjeçar dhe një vajzë 13-muajshe), të cilët u plagosën rëndë, u transportuan me helikopter në një spital lokal.
Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve thanë se gruaja dyshohet se theri me thikë fëmijët e saj kur një punonjës i tyre, i cili dyshonte se Hall kishte bërë vizita të pambikëqyrura te fëmijët , mbërriti në vendngjarje për ta kontrolluar atë pa paralajmërim.
Fëmijët u ishin besuar më parë nga të njëjtat shërbime një të afërmi tjetër.


