Ukraina: Rusia ka përdorur superbombën 1500 kg disa javë më parë
Mbrojtja e Ukrainës ka deklaruar se Rusia ka përdorur superbombën prej 1500 kilogramësh në një sulm të disa javëve më parë.
Bëhet fjalë për një armatim që godet në një distancë prej 40 kilometrash nga vendi i nisjes dhe e komanduar nga larg. Po ashtu përmes teknologjisë së përdorur arrihet të sulmohet dhe objektiva që kanë mbrojtje të lartë, ndërsa në kokën e bombës janë të vendosura 1 mijë e 10 kilogram eksploziv.
Megjithatë deri më tani nuk ka konfirmime për vërtetësinë e njoftimit, por ekspertët e ukrainës kanë deklaruar se mbetjet e UPAB-1500B u zbuluan disa javë më parë në një shpërthim të ndodhur në Chernihiv.
Tashmë lufta në ukrainë ka kaluar ditën e 375, ndërsa raportohet për numër të lartë viktimash.
Kievi ka theksuar se ka arritur të vrasë 200 mijë ushtar armiq. Ndërsa beteja vijon në disa rajone duke bllokuar avancimin e Moskës në territore të reja sidomos në Bakhmut ku beteja është edhe më e ashpër
Nga ana tjetër presidentit të Ukrainës Zelenski I është premtuar vijimi I mbështetjes ushtarake dhe financiare.
Madje SHBA do të nisin edhe trajnimin e pilotëve për drejtimin e avionëve të fjalës së fundit, për të vijuar me përpjekjet për largimin e ushtrisë së Moskës nga territoret e Ukrainës.
