77 FOTOT e një seance maratonë që Rama e mbylli për 45 minuta. Nuk pret zhvillimin e mocionit me debat

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar vetëm 45 minuta në seancën plenare, ku ka zhvilluar një mocion.

Ndonëse deputetët e opozitës kishin përgatitur secili një seri pyetjesh ndaj tij për mocionin e debatit, kreu i qeverisë është larguar.

Teksa ka dhënë disa sqarime mbi çështjen ‘McGonigal’, ai ka mohuar çdo bashkëpunim në kundërshtim me ligjin. Ai ka argumentuar se si është përmendur 14 herë në aktakuzë.

Dhe menjëherë pasi dha sqarimet e tij, Rama vendosi të largohej  nga salla e Kuvendit, duke pohuar se nuk do të merrej më me sqarime të tilla për opozitën.