Përballja për McGonigal, Rama në sallë, Boçi: Ai zotëria aty lart ka frikë nga pyetjet

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi deklaroi në nisje të senacës plenare sot se ka kërkuar një seancë pyetjesh dhe interpelancë për të cilat ai u shpreh se nuk ka rregullore që ti bëjë bashkë.

Për kryeministrin Rama që sot është prezent në sallë, ai u shpreh se ka frikë nga pyetjet.

"Kam kërkuar seancë pyetjesh, interpelancë dhe nuk ka rregullore që i bashkon të treja në një. Kur kanë të njëjtën temë pse harruat që të thonit se kemi harruar të bënim dhe komisionin hetimor. Dhe Komisioni Hetimor dhe seanca e pyetjeve, është ndryshe. Ai zotëria aty lart ka frikë nga pyetjet”, tha Boçi.